Nuk jeni i sigurt nëse Python është gjuha e duhur për ju?
Keni dyshime? Plotësoni testin e aftësive dhe zbuloni se cili drejtim është më i miri për ju.
Plotësoni testin e aftësivePython është një gjuhë back- end me një gamë shumë të gjerë aplikacionesh. Ju ndërveproni me të çdo ditë kur përdorni Instagram, Spotify ose Netflix. Me ndihmën e tij, ju jo vetëm që krijoni logjikën pas ueb faqeve të internetit, por gjithashtu mund ta përdorni për të analizuar sasi të mëdha të dhënash apo edhe për të programuar inteligjencën artificiale.
Sipas raportit të Stack Overflow 2020, Python ka mbetur në 3 gjuhët më të preferuara të programimit për vite me radhë. Nga njëra anë, shkathtësia e tij e bëjnë atë të përdoret gjerësisht në kompani, nga ana tjetër, është një nga teknologjitë më të lehta dhe më të këndshme për të filluar me programim.
Kursi mësohet nga bazat. Nëse jeni të interesuar se si funksionon një ueb faqe ose një ueb aplikacioni, nëse dëshironi të dini se si të krijoni logjikë falë së cilës shfaqen të dhëna të ndryshme në browser, p.sh. një listë e hoteleve të disponueshme në Barcelonë, dhe nëse ju pëlqen të punoni në mënyrë të pavarur dhe nuk dëshironi të keni kontakt të drejtpërdrejtë me klientin - zgjedhni këtë kurs.
Pas kursit, ju do të jeni në gjendje të programoni një faqe interneti në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të planifikuar, p.sh. të dhënat nga një formular me kontakte do të ruhen në një bazë të dhënash dhe numri i rrobave të disponueshme në aplikacionin Zalando do të përditësohen vazhdimisht. Do të mësoni të shkruani kodin që do të ekzekutohet në server.
Nëse pyesni veten nëse Python është për ju, bëni detyrat e testit. Kjo do t'ju japë një ide të mirë se si është të mësosh Python.
Plotësoni formularin dhe ne do t'ju dërgojmë qasje në detyrat me e-mail.
Çmimi: 1,999 €
Qyteti: Prishtina
Modaliteti: Full-time
Kontaktoni specialistin tonë të kurseve për të marrë më shumë informacion rreth kurseve dhe për të bërë çdo pyetje që mund të keni.
Donika
Course Specialist
Do të përgatiteni për pjesën kryesore të kursit - do të mësoni bazat e Python, HTML dhe CSS, do të mësoni se si të përdorni Linux, macOS dhe Git. Do t'ju jepen mjete për të instaluar softuerin që përdoret në kurs.
Në fillim do të mësoni bazat e gjuhës Python dhe si të shkruani programe të thjeshta. Në modulin e javës së parë, do të shkruani një lojë të thjeshtë. Do të mësoni gjithashtu se si të ndërveproni me bazat e të dhënave duke përdorur SQL.
Keni dyshime? Plotësoni testin e aftësive dhe zbuloni se cili drejtim është më i miri për ju.
Plotësoni testin e aftësiveNëse doni të mësoni programimin nga e para, keni ardhur në vendin e duhur. Pas tetë javësh të bootcamp- it tonë intensiv, ju do të jeni gati për të punësuar si Junior Developer.
Donika
Course Specialist
Kontaktoni specialistin tonë të kurseve për të marrë më shumë informacion rreth kurseve dhe për të bërë çdo pyetje që mund të keni.
Ne e dimë se një kurs është një shpenzim i madh. Prandaj mund të paguani për të në dy mënyra të ndryshme.
Ju mund të paguani për kursin me transfere bankare. Kjo është mënyra më e shpejtë e pagesës, pa formalitete të pa nevojshme.
Ju mund ta ndani pagesën në këste. Shuma dhe numri i kësteve varet nga kursi dhe plani i pagesës që zgjidhni.
Nëse, për ndonjë arsye, nuk mund ta përfundoni bootcamp-in në të cilin jeni regjistruar, do të merrni një rimbursim për pjesën e kursit që nuk e keni përfunduar.
Ju lutem regjistrohuni më poshtë dhe rezervoni vendin tuaj!
Nese nuk jeni i sigurt që një kurs është i mjaftueshëm për të hyrë në industrinë e IT- së? Na kontaktoni dhe mësoni për gjendjen aktuale të tregut.
Gjatë një interviste me një koordinator, do të zbuloni:
Po, ju duhet të përgatiteni për një bootcamp në Python. Sidoqoftë, nuk duhet ta bëni vetë. Ju do të përgatiteni për trajnimin Python duke mësuar me materialet paraprake (prework) - vetëstudiuese që do të merrni nga ne pas nënshkrimit të kontratës. Do të gjeni informacione bazë falë të cilave do të jeni gati të filloni të mësoni bazat e Python. Ju do të punoni me materialet nën mbikëqyrjen e një ligjëruesi, i cili do t'ju përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja. Do t'ju duhen afërsisht 60 orë për të përfunduar prework modulin.
Po, në bootcamp-in e Python ju përdorni laptopin tuaj. Në mënyrë që të punoni gjatë kursit dhe të zotëroni bazat e Python pa asnjë problem, kompjuteri juaj duhet të plotësojë kërkesat teknike të mëposhtme:
Vendndodhja është i vetmi ndryshim. Gjatë kursit online Python, ju mësoni nga distanca nga çdo vend, e vetmja gjë që ju nevojitet është një kompjuter dhe akses në internet. Gjatë një kursi në klasë fizikisht, mësimet zhvillohen në klasat tonë. Pavarësisht nëse kursi është online apo në klasë, ju do të mësoni saktësisht të njëjtin program. Çdo formë e të mësuarit garanton të njëjtën cilësi dhe rezultate.
Në ditët e sotme, jeta jonë është zhvendosur kryesisht në internet dhe puna në distancë është bërë edhe më e zakonshme.
Do t'ju duhen 7 muaj për të përfunduar kursin ton vetëm gjatë fundjavave. Gjithsej, kursi përbëhet nga pothuajse 400 orë orë mësimi, duke përfshirë klasat e vetë- studimit dhe klasat e drejtuara nga ligjëruesi. Gjatë bootcamp-it, ju gjithashtu do të merrni pjesë në workshope dhe do të kryeni provime për të kontrolluar progresin tuaj të të mësuarit.
Ne përgatitëm programin e kursit Python në bashkëpunim me kompanitë që punësojnë zhvillues back-end. Falë kësaj, aftësitë tuaja kërkohen në treg. Që nga fillimi i kursit, ne ju mbështesim në krijimin e një portofolio me projektet tuaja.