Back to Top
Nuk ka kushte të disponueshme
Kontaktoni një koordinator të trajnimeve për të folur rreth opsioneve të disponueshme
Lini një kontakt për një koordiantor

 

Pse të zgjedhni një kurs për JavaScript?

JavaScript (JS) është një gjuhë front- end që përdoret për të programuar atë që përdoruesi e sheh në browser. Është një nga gjuhët më të rëndësishme të programimit në botë. Përdoret nga kompani si Facebook, Uber dhe PayPal.

Pse ia vlen?

JS përdoret për zhvillimin e ueb faqeve, aplikacioneve mobile, lojërave dhe Internet of Things, p.sh. SmartTV ose orë që lidhen me telefonin tuaj. Përdorimi i kësaj gjuhe po bënë që kërkesa për specialistë të JavaScript të rritet çdo ditë e më shumë.

Për kë është ky kurs?

Kursi fillon me bazat. Nëse dëshironi të krijoni ueb faqe dhe aplikacione të qarta dhe intuitive dhe, në të njëjtën kohë, keni prirje per dizajn, kujdeseni për detajet dhe dëshironi të shihni shpejt rezultatet e punës suaj - ky kurs është për ju.

Çfarë do të mësoni?

Do të mësoni se si të rikrijoni një ueb dizajn në browser. Do ta rregulloni si për kompjuter ashtu edhe për pajisje mobile. Do të mësoni të programoni animacione dhe të përdorni informacione nga bazat e të dhënave.

Çmimi: 1,999 €Qyteti: Prishtina 
Modaliteti: Full-time


Kontaktoni specialistin tonë të kurseve për të marrë më shumë informacion rreth kurseve dhe për të bërë çdo pyetje që mund të keni.

Donika 

Course Specialist 

 donika@coderslab.com +383 45 605 603

 

Programi i kursit JavaScript

Nuk ka kushte të disponueshme
Kontaktoni një koordinator të trajnimeve për të folur rreth opsioneve të disponueshme
Lini një kontakt për një koordiantor
 

Nuk jeni i sigurt nëse JavaScript është gjuha e duhur për ju?

Keni dyshime? Plotësoni testin e aftësive dhe zbuloni se cili drejtim është më i miri për ju.

Plotësoni testin e aftësive
Smiling man with a laptop on a blue background
 

Shikoni se ku punojnë të diplomuarit tanë

Nëse doni të mësoni programimin nga e para, keni ardhur në vendin e duhur. Pas tetë javësh të bootcamp- it tonë intensiv, ju do të jeni gati për të punësuar si Junior Developer.

gdzie pracują absolwenci Coders Lab gdzie pracują absolwenci Coders Lab

Zbuloni storiet e të diplomuarve të Coders Lab

 

Donika

Course Specialist

 donika@coderslab.com

+383 45 605 603


Kontaktoni specialistin tonë të kurseve për të marrë më shumë informacion rreth kurseve dhe për të bërë çdo pyetje që mund të keni.

 
 

Si të financoni një kurs në IT?

Ne e dimë se një kurs është një shpenzim i madh. Prandaj mund të paguani për të në dy mënyra të ndryshme.

 
Piggy bank icon

Nga fondet tuaja

Ju mund të paguani për kursin me transfertë bankare tradicionale. Kjo është mënyra më e shpejtë e pagesës, pa formalitete të panevojshme.

Paper money icon

Pagesë me këste

Ju mund ta ndani pagesën në këste. Shuma dhe numri i kësteve varet nga kursi dhe plani i pagesës që zgjidhni.

Money refund icon

Garanci për kthimin e parave

Nëse, për ndonjë arsye, nuk mund ta përfundoni bootcamp-in në të cilin jeni regjistruar, do të merrni një rimbursim për pjesën e kursit që nuk e keni përfunduar.

Dëshironi të bëheni pjesë e grupit të ardhshëm?

Ju lutem regjistrohuni më poshtë dhe rezervoni vendin tuaj! 

Nese nuk jeni i sigurt që një kurs është i mjaftueshëm për të hyrë në industrinë e IT- së? Na kontaktoni dhe mësoni për gjendjen aktuale të tregut.

Gjatë një interviste me një koordinator, do të zbuloni:

  • çfarë aftësish praktike mësoni në kurs,
  • cilat institucione dhe sektorë kërkojnë programues,
  • çfarë mbështetje profesionale ofrojmë,
  • si janë të diplomuarit tanë.
planeplane-lines
 
Qyteti*

Ju keni plotësuar formularin e kontaktit, që do të thotë se jeni të interesuar për ofer. Kliko për më shumë...

Pyetjet e bëra më shpesh

Cilat janë karakteristikat e JavaScript?

JavaScript njihet si gjuha më e njohur e programimit nga 64.96% e zhvilluesve të anketuar, sipas raportit të StackOverflow 2021. Thuhet se është gjuha e programimit që, së bashku me njohuritë e HTML dhe CSS, është mjeti kryesor për programimin e faqeve të internetit ose aplikacioneve desktop dhe ueb.

JavaScript dallohet, ndër të tjera:

    • nga shpejtësia e funksionimit,
    • aftësia për të ekzekutuar skriptën në mënyrë të pavarur,
    • lmungesa e varësisë nga sistemi operativ,
    • dhe sintaksës relativisht të thjeshtë.

Për shkak të shumë mundësive që kjo gjuhë i ofron, ajo përdoret kryesisht nga programuesit e front-end. Ata përdorin si HTML, ashtu edhe CSS dhe JavaScript. Kursi në Coders Lab ndihmon për t'i bashkuar të gjitha këto së bashku. Falë kësaj, kushdo që dëshiron dhe planifikon të bëhet një zhvillues do të ketë një bazë të fortë për të filluar punën në këtë industri.

Çfarë është programimi me JavaScript?

Kursi JS është fillimi i aventurës suaj me skriptimin dhe krijimin, për shembull, ueb faqe. Me ndihmën e JavaScript ju mund të pasuroni faqet e internetit me:

  • grafikë të animuar,
  • slideshows,
  • forma interaktive.

Ju gjithashtu mund të kontrolloni mënyrën se si shfaqet përmbajtja individuale.

Kjo është ajo për të cilën ju nevojitet JavaScript. Bazat tashmë ju japin mundësinë për t'i bërë ueb faqet interaktive. Zhvilluesi i JavaScript vendos se si faqja rifreskohet dhe ndryshon pa ringarkim manual.

A është e vështirë të mësosh JavaScript?

E gjitha varet nga niveli i njohurive nga ku po filloni. Nëse i keni zotëruar bazat e gjuhës HTML, sigurisht që do të jetë më e lehtë për ju të kuptoni elementët bazë të JavaScript. Bazat lidhen gjithashtu edhe me CSS.

Megjithatë, kursi ynë i JavaScript Developer është i menduar mirë dhe i parashtruar në mënyrë që të gjithë - pavarësisht nga niveli, mosha ose arsimimi i tyre - të fitojnë në mënyrë të njëpasnjëshme njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të filluar një karrierë si zhvillues i avancuar.

Njohja e HTML dhe CSS janë bazat. JavaScript është e lidhur ngushtë me to, dhe ofron mundësi shumë më të mëdha për programimin e ueb faqeve ose aplikacioneve në ueb. Është gjithashtu ndoshta një nga gjuhët më të mira për të filluar aventurën tuaj të programimit. Sidomos nëse shkoni në një kurs JS dhe mësoni me një ligjërues.

A duhet të di bazat e JavaScript për të ndjekur kursin?

Jo. Programi ynë i kursit është krijuar në mënyrë që të gjithë studentët - pavarësisht nivelit të njohurive të tyre - të mund ta ndjekin atë.

Çdo kurs fillon me një fazë të vetë-studimit, të quajtur prework, e cila është një material për studentët që të përpunojnë vetë bazat e JS. Kjo i jep të gjithëve një shans për t'u përgatitur për klasat. Qëllimi i punës paraprake është gjithashtu të barazojë nivelin e njohurive të të gjithëve në grup, gjë që bën të mundur kalimin në çështje praktike në ditën e parë të mësimit.

Çka përmban kursi JavaScript?

Një nga kurset më të njohura në ofertën tonë është ai JavaScript. Mësimi i kësaj gjuhe është relativisht i thjeshtë, dhe për më tepër, vetë gjuha jep shumë mundësi interesante.

Ne duam që të gjithë të jenë në gjendje të mësojnë JavaScript. Pra, ne e kemi strukturuar kursin në atë mënyrë që t'i udhëzojmë studentët hap pas hapi në të gjitha temat që janë të nevojshme në punën e tyre.

Kursi përbëhet nga:

  • prework, d.m.th materialet e vetë-studimit të vëna në dispozicion përpara fillimit të klasës,
  • klasa në grup me ligjëruesin,
  • punë individuale ndërmjet moduleve,
  • ekzaminimet,
  • projekt final.

Çfarë mundësish kanë zhvilluesit e JavaScript në treg?

Një kurs JS hap derën për të punuar në shumë vende interesante. Për shkak të popullaritetit të vetë JavaScript, një JavaScript Developer ka qenë një kërkesë e vazhdueshme për shumë vite.

Si një zhvillues JavaScript, ju mund të punoni në p.sh.

  • Start-ups,
  • Kompannitë e softuerit,
  • Kompanitë e vogla,
  • Korporatat e mëdha,
  • Agjencitë e marketingut.

Një specialist JavaScript në fazën fillestare - menjëherë pas kursit - fiton mesatarisht 3,000 euro në muaj. Megjithatë, falë punës dhe vendosmërisë suaj në industrinë e IT-së, fitimet ndryshojnë shpejt. Sidomos në pozita të tilla që kërkohen shumë.