Si fillova të punoj si testuese - historia e Victoria
Gjatë studimeve kam filluar të punoj në profesionin tim, në fillim si profesioniste e lirë dhe më pas si punonjëse me orar të plotë. Kam punuar si Gjeologe në Laboratorin Gjeoteknik për gati 3 vjet. Detyra ime ishte kryerja dhe përgatitja e analizave të tokës. Gjatë punës sime, laboratori u zhvillua shumë. Ne prezantuam teste të reja, të cilat përfshinin nevojën për të përgatitur formularët për zhvillimin dhe prezantimin e rezultateve të testit.
Kolegu im ishte përgjegjës për përgatitjen e formularëve në Excel duke përdorur makro, dhe unë pa vetëdije dhe pa asnjë njohuri i testoja këta formularë. Po kontrolloja nëse ata i përmbushnin pritshmëritë tona dhe të klientëve tanë.
Prej disa kohësh më dukej sikur po ngecja
Kisha ndjenjën se nuk mund të zhvillohesha më tej në profesionin tim. Unë gjithashtu nuk ndjeja se ishte diçka që doja të bëja për pjesën tjetër të jetës sime. Nuk e dija se çfarë doja të bëja. Pikërisht atëherë një kolegu im në punë më tha se duhet të provoja testimin. Ai ishte gjithashtu në procesin e ndryshimit të industris, duke kryer një diplomë pas- universitare në Inxhinieri Softuerike. Kështu që fillova të interesohem për këtë temë. Lexova shumë artikuj, shikova tregun e punës dhe vendosa se ishte diçka për të cilën do të isha perfekte.
E dija se duhej të vendosja për një kurs. Kam krahasuar ofertat e shumë kurseve që janë në treg. Shumica e tyre janë kurse fundjave, duke u përgatitur vetëm për provimin ISTQB. Kjo nuk ishte diçka që më interesonte, më duhej diçka më shumë. Prandaj mora vendimin për t'u regjistruar në një kurs në Coders Lab.
Të mësuarit nga distanca
Në fillim isha e vendosur të filloja një kurs gjatë fundjavave, por në fund zgjodha kursin online. Për të qenë e sinqertë, isha pak e shqetësuar për versionin online, por doli të ishte shumë mirë! Mësimet mbaheshin në mbrëmje gjatë javës, zakonisht çdo të dytën ditë dhe të shtunave. Më dukej se ishte opsioni perfekt. Kishim disa ditë pushimi, në mënyrë që të konsolidonim njohuritë tona. Kishim rregullisht edhe detyra shtesë, të cilat na lejonin gjithashtu të konsolidonim njohuritë tona.
Në fillim të kursit u përgatitëm për provimin ISTQB, i cili u zhvillua në Varshavë. Pjesa e mëtejshme e kursit ishte praktike. Ne bëmë një plan testimi, një skenar dhe disa raste testimi bazuar në kërkesat e klientit për një ueb faqe. Ne e bëmë atë me ndihmën e mjeteve që janë të dobishme në punën tonë të ardhshme (JIRA, TestFlo, TestLink). Pas përgatitjes së rasteve të testimit, ne kaluam në ekzekutimin e tyre, pra testimin aktual. Në çdo fazë, ne mund të konsultoheshim me ligjëruesin tonë. Në këtë pikë, do të doja të falënderoja Magda Biernacka për përkushtimin e saj gjatë kursit dhe gjithashtu për ekspertizën dhe mbështetjen e saj edhe pas kursit.
U punësova 1.5 muaj pas përfundimit të kursit
Unë kam kaluar nëpër disa procese rekrutimi, duke përfshirë edhe rekomnadime nga Coders Lab. Aktualisht jam duke punuar si Specialiste Junior Tester në Alior Bank në Krakov. Jam duke testuar një ueb faqe dhe një aplikacion mobile për Shërbimin e T-Mobile Bank.
Më vjen mirë që vendosa të ndjek kursin në Coders Lab. Si një person që nuk ka qenë i përfshirë në industrinë e IT-së më parë, më duheshin baza të forta që më vonë mund t'i zhvilloja vetë. Kjo është ajo që prisja dhe mora.
Shikoni se si të dekodoni fuqinë tuaj
Plotësoni këtë formular dhe lini numrin tuaj në mënyrë që koordinatori i programit të jetë në gjendje t'ju kontaktojë.
Ne do të jemi të lumtur t'i përgjigjemi çdo pyetje që ju vjen në mendje.
Mësoni histori të tjera
Secili i diplomuar kishte motivime dhe dyshime të ndryshme në fillim. Por ata morën një vendim të guximshëm dhe morën hapin e parë, të vështirë drejt ndryshimit. Ata braktisën arritjet e kaluara dhe mësimet e nxjerra dhe... ndryshuan jetën e tyre profesionale. Shihni si e bënë.